Formulari i përgjegjësisë financiare të pacientit
Jemi të lumtur t'ju ndihmojmë me çdo sigurim dentar. Nëse keni sigurim dentar, kini parasysh që ofertat e sigurimit janë vetëm një VLERËSIM. Mbulimi mund të jetë i ndryshëm nëse nuk e keni plotësuar zbritjen (deductible), nëse e keni arritur maksimumin vjetor ose nëse tabela juaj e mbulimit është më e ulët se mesatarja.
Përgjegjësitë financiare të pacientit
- Pacienti (ose prindi apo kujdestari i pacientit, nëse është nën 18 vjeç) është plotësisht përgjegjës për pagesën e kujdesit, pavarësisht nëse ka sigurim apo jo.
- Si shërbim për ju, ne do t'i faturojmë kompanisë suaj të sigurimit shërbimet e kryera.
- Disa procedura ose trajtime mund të mos mbulohen nga plani juaj i sigurimit. Pacientët janë përgjegjës për pagesën e të gjitha shërbimeve të kryera në këtë klinikë, me ose pa sigurim.
- Çdo shumë e mbetur pasi sigurimi të ketë paguar pjesën e tij është përgjegjësi e pacientit ose e kujdestarit të tij nëse pacienti është i mitur.
- Bashkëpagesa (copay) dhe zbritja (deductible) paguhen në kohën e shërbimit.
- Jam përgjegjës/e të jap një kopje të kartës sime aktuale të sigurimit në klinikën e Dr. Kalemi. Nëse sigurimi im aktual është i pasaktë, është përgjegjësia ime të jap informacionin e saktë ditën e shërbimit. Nëse nuk jap informacionin e sigurimit tim ditën kur kryhen shërbimet, e kuptoj që duhet të PAGUAJ TË PLOTË shumën po atë ditë.
- Ju jeni përgjegjës të merrni pjesë në arkëtimin e kërkesës suaj te sigurimi. Pas 45 ditësh, do të jeni përgjegjës për PAGESËN E PLOTË të çdo shume të papaguar.
Kalimi i përfitimeve dhe dhënia e informacionit
Autorizoj dhe urdhëroj që përfitimet dentare që përndryshe do të më paguheshin mua t’i paguhen drejtpërdrejt Kalemi Dental P.C. për shërbimet e kryera. E kuptoj se mbetem përgjegjës për çdo shumë që sigurimi im nuk e paguan.
Autorizoj Kalemi Dental P.C. t’i japë kompanisë sime të sigurimit çdo informacion për kujdesin tim dentar që i nevojitet për të përpunuar kërkesat e mia, në masën që lejon ligji.
Pranoj se jam plotësisht përgjegjës/e për pagesën e çdo trajtimi që marr në këtë klinikë. E kuptoj se kompania ime e sigurimit mund të refuzojë një pjesë të kërkesës sime për këto shërbime ose mund të mos e mbulojë atë. E kuptoj se është përgjegjësia ime t'i jap Dr. Kalemi informacionin e sigurimit tim. E kuptoj se sigurimi im është një kontratë mes meje dhe kompanisë sime të sigurimit dhe se Kalemi Dental PC nuk është palë në këtë kontratë. I kuptoj kushtet e këtij formulari dhe pranoj përgjegjësinë e plotë financiare, me ose pa përdorimin e sigurimit dentar.
Keni pyetje? Na telefononi në 718 278 5300 ose na shkruani në info@kalemidental.com.